Real Madrid mund Valladolid, Atletico “shkatërron” Gironën

Nga Dea Kozma
26 Gusht 2024, 14:14 | Futboll

Real Madrid mund Valladolid, Atletico “shkatërron” Gironën

Real Madrid mori fitoren e parë për këtë sezon pasi mundi me shifrat 3-0 Valladolid. Pavarësisht rasteve të shumta në pjesën e parë, skuadra e Carlo Ancelotti zhbllokoi shifrat vetëm në të dytën me Valverde, që realizoi në minutën e 50.

Pas tij, radha ishte e Brahim Diaz që dyfishoi rezultatin, ndërsa Endrick në të 96-ën vulosi fitoren 3-0 të “Los Blancos”. Pas këtij suksesi, Reali siguron fitoren e parë në La Liga dhe pas dy javësh renditet në vendin e tretë me 4 pikë.

Edhe Atletico Madrid nuk e diskutoi fitoren pasi shkatërroi 3-0 Gironën. Antoine Griezmann kaloi në avantazh madrilenët në minutën e 39. Edhe në fraksionin e dytë, dominimi i Atletico vijoi. Ishte Llorente që shënoi sapo nisi pjesa e dytë dhe u duk sikur hipotekoi fitoren e madrilenëve. Mirëpo, spektakli përfundoi vetëm në minutën e 94, kur Koke realizoi dhe mbylli takimin me shifrat 3-0.

Fitorja e parë dhe për Atleticon në La Liga, që pas dy javësh ka grumbulluar 4 pikë dhe pozicionohet në vendin e tretë.

Televizioni A2 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos