Spektakël në ligën maqedonase. Shkëndija, Struga dhe Shkupi në garë treshe për titullin

Nga Erald Kodhelaj
3 Maj 2024, 16:45 | Futboll

Spektakël në ligën maqedonase. Shkëndija, Struga dhe Shkupi

Tre ekipe shqiptare po dominojnë ligën e futbollit në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija, Shkupi dhe Struga i kanë dhënë jetë një gare spektakolare për titullin kampion.

Lufta e zjarrtë për trofeun u bë edhe më emocionuese pas javës së 30-të të kampionatit. Struga dhe Shkupi pësuan humbje. Kampionët në fuqi u thyen 3-2 nga Tikveshi, ndërsa ekipi kryeqytetas u mposht nga Gostivari 2-0.

Nga hapat fals të rivalëve përfitoi Shkëndija, që fitoi 3-2 në Tetovë përballë Brerës dhe mori kreun e renditje.

Deri në të 77-ën, miqtë nga Strumica ishin në avantazhin e dy golave, por Ademi, Cake dhe Aganspahiçi realizuan përmbysjen e madhe për kuqezinjtë. Një fund emocionues që evitoi dramën për Shkëndijën dhe mbi të gjitha e projekton ekipin tetovar si favorit për titullin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos