Real Madrid nuk ndal hapin në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso mposhti Levanten 4-1, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në kampionat pas 6 ndeshjesh të luajtura dhe duke vijuar kryesimin e vetme.
Vinicius, me një goditje mjeshtërore me të djathtën brenda zonës zhbllokoi shifrat, ndërsa minuta më pas Vinicius pas një kundërsulmi të shpejtë pasoi për Mastantuono, me argjentinasin që dyfishoi shifrat në pjesën e parë.
Levante ngushtoi diferencën në minutën e 54-t, kur Romero shfrytëzoi një devijim që e dërgoi topin mbi Courtois, ndërsa Eta Ejong dërgoi topin në rrjetë, shkruan A2.
10 minuta më vonë, Mbappe fitoi 11-metërsh dhe e shndërroi në gol. Pak minuta më pas, Mbappe shënoi të dytin personal dhe të katërtin e Realit për të vulosur fitoren.
(A2 Televizion)