“Ju votoni rezolutën për gjenocidin serb, unë dal e flas në protestën e UÇK”, Boçi sfidon mazhorancën

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 12:47 | Politikë

“Ju votoni rezolutën për gjenocidin serb, unë dal e flas

Deputeti demokrat Luçiano Boçi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ka sfiduar hapur mazhorancën socialiste, duke thënë se nëse japin garanci se votojnë javën e ardhshme Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, ai do të dalë për një fjalim në tubimin e sotëm pro UÇK-së, në Tiranë.

“Po ju them këtu jepni garanci sot, këtu në Konferencën e Kryetarëve, se javën tjetër do të votoni Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë. Dhe ne jo vetëm që do të marrim pjesë në protestë, por, nëse doni, unë vetë mbaj fjalim atje” tha Boçi.

Ai kërkoi nga socialistët që të mos bëjnë politikë me çështjet kombëtare.

“Ju lutem, mos bëni politikë me dhimbjen e atyre familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre në luftë. Mos e ktheni gjakun e dëshmorëve dhe të rënëve në rekuizitë politike. Tregoni me veprime konkrete se e doni Kosovën, luftën, pavarësinë e saj dhe komandantët e saj,  jo vetëm me fjalë e fjalime. Rezoluta shkruan historinë, dhe votimi i saj na fut në histori, jo mitingjet partiake që e kthejnë historinë në rekuizitë për interesa politike.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos