Tjetër gol në kampionat, Daku mbetet një opsion për Europianin

Nga A2 CNN
30 Prill 2024, 11:18 | Futboll

Tjetër gol në kampionat, Daku mbetet një opsion për

Mirlind Daku ka realizuar golin e dytë radhazi në elitën e futbollit turk. Shqiptari ishte protagonist me Rubin Kazanin në duelin përballë Ural.

26-vjeçari shfrytëzoi një asist të Rozhkov dhe me një goditje të fortë dërgoi topin në rrjetë. Edhe pse deri në fund Rubin Kazani tentoi për të mbrojtur rezultatin, nuk e menaxhoi mirë lojën dhe 4 minuta nga fundi u ndëshkua me Begic.

Pavarësisht kësaj, ky takim për Dakun u vlerësua me notë pozitive. Ky është goli i shtatë në kampionatin rus për Dakun që po jep sinjale të vazhdueshme për trajnerin Silvinjo.

Pas miratimit të listës me 26 lojtarë që kombëtaren do të marrin në Gjermani, Mirlind Daku mbetet një opsion i mirë për teknikun brazilian.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos