Te Gallatasaraji apo Fenerbahçe? Çalhanoglu i jep fund telenovelës

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 18:08 | Futboll

Te Gallatasaraji apo Fenerbahçe? Çalhanoglu i jep fund

Telenovela e Hakan Çalhanoglut mori fund. Menaxheri i tij, Gordon Stipiç, ka folur për TRT Sport duke zbuluar se ai nuk ka ndër mend të largohet nga zikaltërit.

“Çalhanoglu nuk do të shkojë te Fenerbahçe apo Gallatasaraj. Do të qëndrojë te Interi, nuk ka kërkuar asnjëherë të largohet apo të ndryshojë ekip. Nuk ka negociata me Fenerbahçen apo Gallatën, Çalhanoglu qëndron te Interi. Kishte shumë telefonata kur ai ishte me pushime, po dalin shumë lajme, këto gjëra mund të ndodhin. Ne nuk kemi si qëllim që të largohet nga Interi, ai është i lumtur aty”, tha menaxheri i mesfushorit turk, shkruan A2.

“Nuk mund ta fsheh që ai është tifoz i Gallatasarajt që kur ishte i vogël. Por nuk ka oferta, as takime, as marrëveshje... Sipas informacioneve që zotëroj unë, Gallatasaraj ka projekte të tjera”, shtoi menaxheri i turkut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos