Mes ëndrrave dhe ankthit, Shqipëria vijon përgatitjet për sfidat vendimtare të nëntorit në Nations League. Në ditën e dytë të stërvitjes, kuqezinjtë mbeten me grup të cunguar, teksa dëmtimet e disa titullarëve, skualifikimet apo dyshimet për gjendjen fizike, janë temë e ditës për trajnerin Sylvinho.
Fakti më i rëndësishëm është që gjendja e Kristjan Asllanit duket e mirë. Edhe pse vijon ta mbajë gjurin e djathtë të fashuar, ylli i Interit ka qenë mjaft aktiv, duke mos i kursyer vrapimet dhe duelet. Ai është vëzhguar nga afër nga drejtuesi i stolit kuqezi.
Grupi i Kombëtares ende nuk është plotësuar. Nga lojtarët e thirrur me urgjencë, Arbnor Muja i është bashkuar ekipit. Ndërkohë, Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami do të jenë në dispozicion vetëm të mërkurën.
Në përfaqësuese po stërviten përsëri lojtarët “e ftuar” nga kampionati. Ndryshe nga e hëna, ku në fushë ishin 11 futbollistë, këtë herë në seancë morën pjesë vetëm pesë lojtarë që aktivizohen brenda vendit. Nga Jazxhii Teutës te Marçelino Preka i Partizanit, për të vijuar me Gecin e Vorës, Shanine Erzenit dhe Xhafën e Kastriotit.
Shqipëria do të luajë më 16 nëntor kundër Republikës Çekenë Arenën Kombëtare. Kuqezinjtë do të presin edhe Ukrainën në shtëpi, në ndeshjen që do të luhet më 19 nëntor. (A2 Televizion)