Sulmuesi portugez dhe mbrojtësi francez mbetën mënjanë gjatë pushimit të ftohjes, pothuajse duke dashur t'i dërgonin një sinjal Fonseca-s.
Momente tensioni te Milani. Në gjysmën e pjesës së dytë, gjatë pushimit për t’u relaksuar prej temperaturave të larta, Theo Hernandez dhe Rafael Leao kanë qëndruar mënjanë, duke mos iu bashkuar grupit që kishte shkuar drejt pankinës së kuqezinjve për të dëgjuar udhëzimet e trajnerit Fonseca.
Tammy Abraham i thirri ata, duke i ftuar të dy të bashkohen me shokët e skuadrës, por duket se dy veteranët kuqezi mbajtën një qëndrim përkundrejt zgjedhjeve të teknikut Fonseca, i cili i la jashtë 11 titullare për sfidën në “Olimpico”, shkruan A2.
Trajneri portugez kishte vendosur t'i linte në stol pas paraqitjes zhgënjyese ndaj Parmës, duke ndryshuar efektivisht një pjesë të madhe të formacionit. Por, pas aktivizimit në minutën e ’70, dyshja Theo-Leao ishin protagonistë të golit të barazimit të kuqezinjve në sfidën që përfundoi me rezultatin 2-2.
Theo dan Leao tidak bergabung dengan tim yang mendapat arahan (gak guna) dari Fonseca saat cooling break ????????
— Tribun Milano (@Info4_Milanisti) August 31, 2024
???? @bintYusuf___pic.twitter.com/sPqfDmEUYy
Hernandez, Abraham dhe Leao organizuan bashkë aksionin që çoi në golin e sulmuesit portugez por situata në pushim la shije të hidhur të tifozët dhe u komentua gjatë në rrjetet sociale pas ndeshjes si një stuhi në kampin kuqezi, raporton A2.
Vetë trajneri i kuqezinjve Paulo Fonseca ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në prononcimin për gazetarët pas ndeshjes.
“Së pari nuk ka probleme me Theo Hernandez dhe Leao, të mos krijojmë raste sepse këtë javë fola me të dy duke shpjeguar zgjedhjen time, të cilën ata e pranuan. Nuk e pashë se cili qëndroi në fushë gjatë pushimit për relaksin, por kishin luajtur për dy minuta dhe nuk kishin nevojë të ndalonin apo të merrnin indikacione”, u shpreh ai tekniku portuges, citon A2.
Theo Hernandez, i përfshirë drejtpërdrejt në këtë çështje, gjithashtu donte të shpjegonte se çfarë ndodhi.
“Ne kishim hyrë prej vetëm dy minutash në lojë, nuk kishim nevojë për pushimin e ftohjes. Nuk ishte asgjë kundër ekipit dhe trajnerit. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë për të fituar së bashku. Njerëzit flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta, unë dhe Rafa jemi gjithmonë me ekipin për të ndihmuar, dhe kjo është ajo që është e rëndësishme”, deklaroi mbrojtësi francez.
Situata e krijuar do të duhet të zgjidhet sa më shpejt te Milani, duke përfituar edhe nga pushimi i kombëtareve për të bërë një bilanc të situatës, pasi nisja e sezonit nuk ka qenë pozitive, me vetëm dy pikë të grumbulluara në tre ndeshje dhe 6 gola të pësuar. (A2 Televizion)