Inter “poker” Atalantës, serinë e golave e hap... Gjimshiti

Nga A2 CNN
30 Gusht 2024, 22:42 | Futboll

Inter “poker” Atalantës, serinë e golave e hap...

Interi ka fituar me rezultatin e pastër 4-0 përballjen e radhës në Serie A përballë Atalantës.

Zikaltërit dominuan gjatë gjithë takimit, duke mos i lënë asnjë mundësi Deas, që të reagonte për të kërkuar një rezultat ndryshe.

Fati ishte me vendasit që në minutat e para të ndeshjes, kur një devijim i mbrojtësit shqiptar Gjimshiti, e dërgoi topin në rrjetë.

Më pas, rrugën e portës e gjetën dhe Barrella me një supergoditje nga jashtë zone dhe dy herë Marcus Thuram.

Në tre javët e para të kampionatit Interi ka grumbulluar 7 pikë dhe kryeson renditjen e tabelës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos