Suedia shkarkon trajnerin pas humbjes me Kosovën

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 15:12 | Futboll

Suedia shkarkon trajnerin pas humbjes me Kosovën

Humbja ndaj Kosovës ka qenë pika e fundit për Jon Dahl Tomasson. Sipas “Aftonbladet”, Federata Suedeze e Futbollit ka vendosur ta shkarkojë trajnerin danez nga detyra e përzgjedhësit të kombëtares.

Suedia ka vetëm një pikë pas katër ndeshjeve në kualifikueset e Kupës së Botës dhe ndodhet në vendin e fundit të grupit, që kryesohet nga Zvicra.

Tomasson mori drejtimin e ekipit në mars të vitit 2024 dhe gjatë kësaj periudhe ka arritur nëntë fitore gjithsej.

Sipas raportimeve, ish-lojtari Kim Källström ka njoftuarfutbollistët e kombëtares për vendimin.

Emrat që përfliten si zëvendësues të mundshëm janë Graham Potter, Olof Mellberg dhe Peter Gerhardsson.

Suedia ka edhe dy ndeshje të mbetura në kualifikueset e nëntorit, ndaj Zvicrës dhe Sllovenisë./KosovaPress/ (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos