Atletico Madrid fitoi 3-2 derbin ndaj Rayo Vallecanos në një ndeshje spektakolare nga fillimi deri në fund.
Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte pa dyshim Julian Alvarez, i cili realizoi tripletë dhe i siguroi suksesin Atleticos. Skuadra e Diego Simeones e nisi ndeshjen me ritëm dhe kaloi në avantazh që në minutën e 15. Rayo arriti të barazonte në fundin e pjesës së parë me një gol spektakolar të Pep Kavarría, që goditi nga distanca, shkruan A2.
Një gol që i dha zemër Vallecanos pasi më vonë mori avantazhin e përkohshëm me Rivera, por vetëm kaq nuk mjaftoi. Në fraksionin e dytë, skenën e mori Alvarez, i cili shënoi dhe dy herë të tjera dhe i dha tre pikët Atleticos.
Pas 6 javësh, Atletico është në vendin e nëntë me 9 pikë, 4 pikë më shumë se Rayo Vallecano që pozicionohet në vendin e 14. Sa i përket mbrojtësit shqiptar, Ivan Balliu u aktivizua në fushë për 90 minuta.
Në ndeshjen tjetër, Mallorca e Vedat Muriqit u mund 1-0 nga Real Sociedad në shtëpi. Një ndeshje me pak raste dhe që në fund u vendos nga një gol i Oyarzabal në fillimin e pjesës së dytë. Pas këtij suksesi, Sociedad shkon në vendin e 16 me 6 pikë, ndërsa Mallorca mbetet në zonën e rrezikut, në vendin e 19, me vetëm 2 pikë pas 6 javësh. (A2 Televizion)