Tifozi vdes në stadium, pezullohet ndeshja e kampionatit spanjoll

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2023, 19:02 | Futboll

Tifozi vdes në stadium, pezullohet ndeshja e kampionatit spanjoll

Ndeshja midis Granadës dhe Athletic Bilbaos, që po zhvillohej në stadiumin “Nuevo Los Carmenes”, u pezullua 17 minuta pas nisjes për shkak të vdekjes së një tifozi në tribuna.

Portieri Unai Simon ishte ai që njoftoi arbitrin Miguel Angel Ortiz Arias se duhej urgjentisht një ambulancë, pasi një tifoz kishte pësuar atak kardiak. Megjithatë, pavarësisht se iu dha ndihma e shpejtë, tifozi nuk ia doli të mbijetonte për t’u dërguar në spital.

Deri në ato momente ndeshja ishte me rezultatin 0-1, me golin e realizuar nga Inaki Williams në minutën e 6. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos