Laçi-Tirana ndajnë pikët në një ndeshje që bardheblutë po e kryesonin 2-0, por që përfundoi me rezultatin 2-2.
Sfida u zhbllokua në minutën e 18 nga Hasani, i cili kaloi kryeqytetasit në avantazh. Në minutën e 47, Abazaj realizoi golin e dytë për Tiranën, duke bërë që ekipi i drejtuar nga Julian Ahmataj të shkonte i qetë në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë, një autogol i Najdovskit rihapi sfidën, në minutën e 59. Barazimi për Laçin erdhi në minutën e dytë shtesë, me anë të Kordeiro.
Me këtë barazim, Tirana mban vendin e tretë, me 23 pikë.
Paqe edhe në sfidën Erzeni-Kukësi, që u mbyll me porta të paprekura. Pavarësisht rasteve nga të dyja anët, në fund takimi u mbyll me rezultatin 0-0.
(A2 Televizion)