Tirana ndryshon trajnerin pas vetëm dy javësh kampionat

Nga A2 CNN
7 Shtator 2025, 17:32 | Futboll

Tirana ndryshon trajnerin pas vetëm dy javësh kampionat

Klubi i Futbollit Tirana ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vangjel Mile, përcjell A2 CNN. Përmes një njoftimi, vetë Klubi bën të ditur se bashkëpunimi është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit. KF Tirana falënderon Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.

Tirana ndryshon trajnerin pas vetëm dy javësh kampionat

Pak orë më pas, Tirana njoftoi edhe arritjen e marrëveshjes me trajnerin Roberto Bordin. “Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që të nisë një bashkëpunim i ri. Bordin është një emër i njohur në futbollin italian dhe ndërkombëtar, me përvojë të gjerë si trajner. Ai ka drejtuar ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftçi Baku, Triestina, si dhe Kombëtaren e Moldavisë. I urojmë trajnerit mirëseardhje dhe suksese në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu”, thuhet në njoftimin e dytë.

Klubi gjithashtu njoftoi arritjen e marrëveshjes me zëvendës trajnerin Marco Veronese, i cili ka qenë edhe ndihmës i De Biasi-t gjatë kohës që drejtonte Kombëtaren shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos