Arsenal fiton derbin me Tottenham, feston edhe Newcastle

Nga A2 CNN
16 Shtator 2024, 11:57 | Futboll

Arsenal fiton derbin me Tottenham, feston edhe Newcastle

Arsenali kthehet te fitoret në javën e katërt të Premier League. Topçinjtë triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0 në derbin e Londrës përballë Tottenham.

Ndeshja në favor të skuadrës së Artetas u zgjidh në minutën e 64-rt, me devijimin me kokë të Gabriel pas goditjes së këndit të Saka. Një reagim pozitiv ky për Arsenalin pas barazimit në shtëpi përballë Brighton.

Me këtë sukses, ata ngjiten në kuotën e 10 pikëve në renditje, me vetëm 2 pikë më pak se Manchester City. Në anën tjetër, Tottenhami ende nuk bind, me Spurs që kanë grumbulluar vetëm 4 pikë në këtë start të dobët të edicionit.

Në takimin tjetër të kampionatit anglez, Newcastle fitoi 2-1me përmbysje në fushën e Wolverhampton. Schar dhe Barnes realizuan golat e fitores për Qymyrxhinjtë, pas avantazhit të përkohshëm të vendasve me Lemina.

Bardhezinjtë nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe realizuan dy gola të shpejt në minutat 75 e 80, teksa arritën të mbronin avantazhin në fundin e ndeshjes që ishte inkandeshent.

Me këtë fitore, Newcastle ngjitet në kuotën e 10 pikëve në renditje, duke qëndruar përkrah Arsenalit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos