Zyrtare, Kristjan Asllani rinovon me Interin

Nga A2 CNN
16 Shtator 2024, 17:19 | Futboll

Zyrtare, Kristjan Asllani rinovon me Interin

Kristjan Asllani ka rinovuar kontratën me zikaltërit deri në vitin 2028, ditën kur dolën zërat se PSG ishte interesuar për të.

Edhe pse zërat e merkatos e lidhnin shqiptarin me një largim nga Interi, kjo gjë nuk ka ndodhur, me palët që kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin. Paraqitjet e mira kanë bindur drejtuesit e Interit që t’i rinovojnë kontratën 22-vjeçarit nga Elbasani.

Asllani është pjesë e Interit që prej verës së vitit 2023. Zikaltërit paguan 10 milionë euro te Empoli për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Kombëtares. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos