Strategji apo zgjedhje e momentit? Protestuesit shpërndahen te parlamenti dhe selia e PS, lëndohet një protestues

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2025, 20:21 | Aktualitet

Strategji apo zgjedhje e momentit? Protestuesit shpërndahen te parlamenti

Pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe pas hedhjes së molotovëve në derën e kryeministrisë, protestuesit janë shpërndarë. Një lëvizje që ka kapur të papërgatitur edhe punonjësit e policisë.

Një pjesë e protestuesve kanë shkuar te godina e parlamentit një pjesë te selia e PS-së. Edhe kryetari i PD-së ndodhet në godinën e seancave plenare. Gazteari i A2 CNN, Ervin Koçi, i cili po shkon drejt godinës së parlamentit, në një lidhje direkte për Off the Record në A2 CNN tha se të papërgatitur duket se janë edhe në pjesë e protestuesve dhe të punonjësve të medias.

“Mund të ketë qenë strategji apo zgjedhje e momentit, por pritet deklaratat e PD-së mbi këtë tubim. Para kryeministrisë protesta ka përfunduar”, tha ai.

Më herët në një lidhje me A2 CNN sekretari i përgjithshëm i PD-së flamur Noka tha se: “Sot fillojmë. Se kur do të mbarojmë do t'ju themi ditën që do të rrëzohet ky narkoregjim dhe do t'i jepet vendit qeveria teknike”.

Burime policore bëjnë me dije për A2 CNN që pritej të kishte përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta raporton se dy protestues janë shoqëruar në komisariatin nr. një, ndërsa 1 protestues është lënduar. Sipas tij nga forcat policore nuk ka të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos