Trajneri Gareth Southgate ka hequr dy emra të mëdhenj nga skuadra e Anglisë për Kampionatin Evropian. Bëhet fjalë për Jack Grealish dhe Harry Maguire.
Mbrojtësi i Manchester United ka një dëmtim muskulor që nga fillimi i majit, ndërsa sulmuesi i Manchester Cityt është lënë jashtë për zgjedhje teknike, pasi është aktivizuar shumë pak me kampionët e Anglisë.
Anglia është në Grupin C të “Euro 2024”, së bashku me Serbinë, Danimarkën dhe Slloveninë. (A2 Televizion)