All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Një korçar për trajner, Tirana nis revolucionin nga stoli

Nga A2 CNN
6 Qershor 2024, 08:49 | Futboll
All - Paragraf - 1

Një korçar për trajner, Tirana nis revolucionin nga stoli

Pasi mbylli kontratat me thuajse të gjithë titullarët e ekipit të sezonit që sapo përfundoi, klubi i Tiranës ka nisur të konkretizojë revolucionin duke nisur që nga stoli.

All - Paragraf - 3

Vendin e Erbin Fagut si tekniku i bardhebluve do ta zërë Bledi Shkëmbi. Korçari duket se i ka dhënë fund drejtimit të Kombëtares U-17 dhe do të përqendroje forcat në Superiore me Tiranën.

MIRËSEVJEN BLEDI SHKËMBI! Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardh’ e blu. Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana. Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të sezonit 2024-2025!”, thuhet në njoftimin e ekipit kryeqytetas.

Shkëmbi do të nisë menjëherë nga puna, pasi Tirana do të luajë në verë në turin e parë të Conference League, edhe pse e mbylli kampionatin në vendin e pestë.

Bardheblutë siguruan një vend në Europë, pasi Egnatia triumfoi në finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Kukësit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al) (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos