
Norvegjia ka fituar 3-0 miqësoren ndaj Kosovës ku protagonist kryesor ka qenë ylli i Manchester City-t, Erling Haaland. Të tre golat e ndeshjes u realizuan nga gjigant viking, i cili shënoi një në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën.
Në anën tjetër, trajneri i Kosovës, Foda, humbi Valon Berishën dhe Elbasan Rashanin për arsye dëmtimesh. Në pjesën e dytë, dardanët nuk mundën të reagojnë, madje as të izolonin Haaland, i cili ishte një papërmbajtshëm në këtë takim.
Një ndeshje për t’u harruar sa më parë për Kosovën, e cila është duke u përgatitur tashmë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. (A2 Televizion)