As Milan, as Inter... Granit Xhaka vendos të rikthehet në Premier League

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 16:15 | Futboll

As Milan, as Inter... Granit Xhaka vendos të rikthehet në Premier

As Milan, as Inter për Granit Xhakën... Duket se dy klubet italiane e kanë humbur shancin të nënshkruajnë me mesfushorin shqiptar të Bayer Leverkusen, edhe pse në dy muaj emri i tij është përfolur vazhdimisht për kalimin në Milano.

Destinacioni i Xhakës është Premier League. Njoftimi u bë nga agjenti i 32-vjeçarit, i cili ka qenë një figurë kyçe për Aspirinat gjatë dy sezoneve të fundit, ku fitoi edhe titullin kampion.

"Kemi arritur një marrëveshje në parim me Sunderlandin. Graniti dëshiron të kthehet në Premier League. Sunderland e entuziazmon atë. Ai dëshiron ta marrë përsipër këtë sfidë. Shpresojmë që Bayer ta respektojë dëshirën e tij për t'u larguar dhe klubet të gjejnë një marrëveshje së shpejti", deklaroi agjenti i Xhakës, José Noguera.

Një marrëveshje është afër dhe Bayer Leverkusen, pas Ëirtz dhe Frimpong, humbet edhe një legjionar tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos