U dëmtua me Kosovën, Rrahmani humb ndeshjen në Champions ndaj Manchester City

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 13:05 | Futboll

U dëmtua me Kosovën, Rrahmani humb ndeshjen në Champions ndaj

Mbrojtësi, pas dëmtimit të pësuar gjatë kohës që luante për ekipin kombëtar, iu nënshtrua sot testeve për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Napoli ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke konfirmuar rezultatet e testeve të cilave iu nënshtrua ditën e djeshme kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Mbrojtësi ka pësuar një  këputje të lehtë të bicepsit femoris në kofshën e djathtë në sfidën e luajtur me kombëtaren Dardane ndaj Zvicrës në Bazel.

Dëmtimi i Rrahmanit është një goditje për Antonio Conten, i cili nuk do ta ketë atë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Fiorentinës, dhe pothuajse me siguri as për ndeshjen jashtë fushe kundër City-t në Manchester, e cila do të hapë fushatën e “Të Kaltërve” në Ligën e Kampionëve.

Rrahmani u nxor jashtë loje gjatë ndeshjes Kosovë -Zvicër dhe në marrëveshje me stafin mjekësor të Napolit, vendosi të kthehej në Itali për të shmangur përkeqësimin e gjendjes së tij.  Ai filloi rehabilitimin sot dhe synon të kthehet në skuadër për ndeshjen në shtëpi kundër Pizës më 22 shtator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos