
Vedat Muriqi ka udhëhequr Fenerbahçen drejt një fitoreje të madhe në Francë përballë Lyon, për t’i siguruar ekipit turk pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Champions League.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me shifrat 1-1, por në duelin e kthimit ishte pikërisht Muriqi ai i cili gjeti avantazhin për ekipin turk në minutën e 24, shkruan A2.
Brown dyfishoi shifrat pak minuta më vonë, ndërsa francezët shënuan vetëm me Fofana në pjesën e dytë.
Kështu, Vedat Muriqi, nga Mallorca e cila sot luan në kategorinë e dytë spanjolle do të luajë këtë sezon me Fenerbahëen në turneun më të rëndësishëm për klube në botë. (A2 Televizion)