Nami i mirë na ka dalë... kuriozitetin vijon, por protestat që tashmë tanimë kanë hyrë në muajin e tretë rrezikojnë të “vrasin” turizmin!”. Teksa nuk e fshehu shqetësimin se nëse “revolucioni flamingo” vijon ekonomia rrezikon shumë, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja kërkon nga protestuesit vetëpërmbajtje.
Blendi Gonxhja, ministër i MTKS, tha: “Së pari besoj shumë që të fitojë arsyeja, të fitojë vetëdija e të gjitha tyre që janë pjesë e protestës që të distancohen nga akte ose nga situata të cilat janë përplasje që japin konotacion shumë negativ ndërkombëtar. Pra, nga momente si ato që janë zhvilluar disa herë pranë parlamentit, sepse nuk janë të dobishme për askënd. Janë dëm për të gjithë, edhe për ata vetë. Janë një rrezik për policinë, janë një rrezik për qytetarët.”
Ndikim në këtë rënie, shtoi ministri, ka dhënë edhe fushata sabotuese e pak ditëve më parë ndaj punës së bizneseve që operojnë kryesisht në fushën e turizmit.
“Mund të harrojmë që patëm edhe deri tentativa të papërgjegjshme, shumë të gabuara, megjithëse nuk kemi parë asnjë ndjesë deri tani, të një sulmi ndaj ë subjekteve dhe ndaj ë ekonomisë së mikpritjes, ndaj ë strukturave akomoduese dhe strukturave më të mira që ne kemi në Shqipëri, shqiptare, të ekonomisë shqiptare që kanë të bëjnë me turizmin dhe me mikpritjen, në sulmet ndaj review-ve. Protesta është protestë, duhet të respektojë edhe të drejtat e të tjerëve”, u shpreh Gonxhja.
Duke u ndalur te debati për koncertin e Kaney West në Tiranë, Gonxhja solli shifra që sipas tij,
“Vetëm eventi në fjalë, me mbi 23 mijë të huaj që kanë qenë pjesëmarrës në atë planet, me atë fushë magnetike që ishte publiku i asaj nate prej gati 60 mijë spektatorësh, ka sjellë një efekt direkt në vend, pra para që kanë qarkulluar dhe kanë ndikuar ekonomikisht në vend prej rreth 35 milionë eurove dhe nga këto, vetëm nga taksat, ne kemi tejkaluar atë investim që kemi bërë për punë pak ditësh”, vijoi ai.
Gjatë konferencës me gazetarët, Blendi Gonxhja pranoi edhe problemin që shoqëron turizmin, ai i trajtimit të ujërave të zeza, duke theksuar se edhe në këtë drejtim do të ketë një plan investimi që i jep zgjidhje problemit. (A2 Televizion)