Vedat Muriqi është kthyer në një lider të vërtetë për skuadrën e Mallorca në La Liga.
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës është rikthyer në mënyrën më të mirë nga lëndimi dhe këtë herë ai ishte protagonisti kryesor në duelin me Rallo Vallecano, shkruan A2 CNN.
Ishte minuta e 75 e ndeshjes, kur Muriqi u shkëput mirë në zonë dhe realizoi me kokë një gol të bukur që i dha avantazhin ekipit. Deri në fund sulmuesi kosovar kishte dhe raste të tjera për shënim, por nuk arriti të finalizojë.
Për Muriqin ky ishte goli i dytë këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll. (A2 Televizion)