VIDEO/ Muçi leksion Osimhen dhe Icardit, gol spektakolar në derbin e Stambollit

Nga A2 CNN
28 Tetor 2024, 20:42 | Futboll


Ernest Muçi e ka shpërblyer më së miri besimin e trajnerit Giovanni van Bronckhorst, i cili e ka rikthyer të luajë titullar te Besiktas në disa ndeshje radhazi, pas shkëndijave mes tyre në fillim të sezonit.

Ylli kuqezi është rikthyer të shënojë, madje duke e bërë këtë në mënyrë spektakolare në derbin e zjarrtë të Stambollit, përballë Galatasaray, raporton A2.

Sfida e luajtur në stadiumin “RAMS Park”, u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1, por goli i shënuar nga Muçi në minutën e 94’ ishte një leksion për yjet kundërshtar si Osimhen, Ziyech, Mertens dhe Icardi, shkruan A2.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk e nisi ndeshjen nga fillimi, por u aktivizua në pjesën  e dytë, pasi ekipi i tij ishte në disavantazh 2-0.

Muçi e gjeti golin pas një aksioni të shqiponjave bardhezi nga e djathta, duke lëshuar një gjuajtje diagonale e cila përfundoi në trekëndëshin e portës, përcjell A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos