Në ndeshjet e dhjeta kualifikuese drejt Botërorit 2026 në Amerikën Jugore, Lionel Messi dhuroi spektakël për Argjentinën. Kapiteni i albicelestëve realizoi tre gola, teksa dha edhe dy asist në fitoren 6-0 përballë Bolivisë.
Messi ishte padyshim njeriu i mbrëmjes në stadiumin “Monumental” të Buenos Aires, duke konfirmuar se kur është në formë të mirë, askush nuk mund ta përballojë. Ai nisi goleadën e argjentinasve në të 19-ën, dha asistet për rrjetat e Lautaro Martinez dhe Julian Alvarez, teksa vulosi suksesin me dy gola të realizuar në minutat 84 dhe 86-të.
Me këtë triumf, Argjentina mbetet në krye të grupit kualifikues me 22 pikë të grumbulluara. Ata ndiqen nga Kolumbia me 19, ndërsa Uruguaji dhe Brazili kanë nga 16 pikë, shkruan A2.
“Seleçao” mposhti 4-0 Perunë, falë paraqitjes spektakolare të Raphinha-s, i cili shëmoi dy gola me penallti duke konfirmuar dominimin e brazilianëve. Pas tij shënuan edhe Pereira e Luiz Henrique.
Një fitore e lehtë e skuadrës së drejtuar nga Dorival Junior, që përfitoi nga ndalesa e Uruguajit, që u frenua në shtëpi në barazim pa gola nga Ekuadori.
(A2 Televizion)