Xhaka e Jashari kundër “origjinës”, Yakin i zhgënjyer me lojtarin që zgjodhi Kosovën para Zvicrës

Nga A2 CNN
28 Gusht 2025, 12:12 | Futboll

Xhaka e Jashari kundër “origjinës”, Yakin i zhgënjyer

Federata e Futbollit të Zvicrës ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e para të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku ndër të tjera do të përballet edhe me Kosovën. Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës do të zhvillohet më 5 shtator, nga ora 20:45, në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel.

Në listën e përzgjedhur nga trajneri Murat Yakin figurojnë emra të njohur si Granit Xhaka, Denis Zakaria, Breel Embolo, Manuel Akanji dhe Ricardo Rodriguez. Përveç tyre, janë ftuar edhe talente si Ardon Jashari, Fabian Rieder e Dan Ndoye.

Lista e plotë përfshin: Gregor Kobel, Marvin Keller, Yvon Mvogo, Manuel Akanji, Aurèle Amenda, Nico Elvedi, Miro Muheim, Ricardo Rodriguez, Isaac Schmidt, Silvan Widmer, Michel Aebischer, Breel Embolo, Remo Freuler, Cedric Itten, Ardon Jashari, Johan Manzambi, Joël Monteiro, Dan Ndoye, Fabian Rieder, Vincent Sierro, Simon Sohm, Ruben Vargas, Granit Xhaka dhe Denis Zakaria.

Ky pritet të jetë një duel i veçantë, pasi shumë lojtarë me prejardhje kosovare do të përballen përballë vendit të tyre të origjinës.

Megjithatë, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka shprehur pakënaqësinë e tij pas vendimit të Leon Avdullahut për të zgjedhur Kosovën në vend të Zvicrës. I pyetur nëse ishte i zhgënjyer që nuk mundi ta grumbullojë mesfushorin e Hoffenheim-it, Yakin tha: “Ne, sipas asaj që shoh unë, jemi marrë intensivisht me të që nga pranvera. Sigurisht, me kalimin e tij në Bundesligë, ai tani ka edhe pretendime. E kam ndjerë që nuk i ka ardhur lehtë. Duhet ta pranojmë që ai vendosi për një ndërrim kombëtareje”.

“Unë e interpretoj kështu: tek ne në qendër ka shumë konkurrencë, ndërsa ai dëshiron të luajë menjëherë. Më duket shumë për të ardhur keq”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos