Zbulohet kundërshtari i Dinamos në play-off për grupet e Conference League

Nga A2 CNN
15 Gusht 2025, 17:21 | Futboll

Zbulohet kundërshtari i Dinamos në play-off për grupet e

Pasi shkruajti historinë dhe për herë të parë siguroi kualifikimin në play-off-in e Conference League, për Dinamo nuk ka pushime pasi menjëherë duhet të mendojë për kundërshtarin e radhës . Blutë do të përballen me polakët e Jagelonias.

Në letër ata kushtojnë 4-fish më shumë se skuadra e Dinamos megjithatë ashtu si ndaj gjigandëve të Hajduk Splitit, blutë do të tentojnë për të marr maksimumin. 

Në turin e tretë të Conference League, Jagielonia eliminoi Silkeborgun. me dueli e parë që përfundoi me rezultatin  0-1 për polakët ndërsa ndeshja e kthimit u mbyll në barazim 2-2 

Përveç arritjes historike, nga ky sukses, Dinamo ka mbushur dhe arkat e klubit. Falë kalimit në play-off, edhe nëse eliminohet, Dinamo ka siguruar  minimalisht 1 milion e 275 mijë euro, falë pjesëmarrjes në tre ture të kompeticionit, të ardhura të majme që i japin siguri kryeqytetasve edhe për sezonin e ri.

Dueli i parë mes Dinamos dhe Jagielonias do të luhet të enjten në datën 21 gusht në Poloni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos