Zhbllokohet "çështja" Jashari, mesfushori shqiptar shumë pranë Milanit

Nga A2 CNN
4 Gusht 2025, 23:27 | Futboll

Zhbllokohet "çështja" Jashari, mesfushori shqiptar

Kur dukej se gjithçka ishte mbyllur, Milan dhe Club Brugge duken afër një marrëveshjeje për Ardon Jasharin.

Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili kërkohet prej më shumë se 1 muaji nga kuqezinjtë, tashmë duket se do ta realizojë ëndrrën e tij, shkruan A2.

Sipas mediave sportive italiane, oferta e Igli Tares , e cila mbeti 33,5 milionë euro plus bonuse, ka ndryshuar në terma, me një marrëveshje që mund të arrihet falë pagesës për katër vjet në vend të pesë viteve. 

Mendohet se mesfushori që luan për Zvicrën së shpejti do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos