Real Madrid u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e së dielës Betisin me rezultatin 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e katërt të La Ligës.
Heroi i madrilenëve në këtë duel ishte Kylian Mbappe, i cili ka shënuar dy golat për skuadrën e Carlo Ancelotti.
Këto ishin edhe golat e parë për Mbappe në këtë kampionat me Realin.
Duelin e radhës Reali e luan në transfertë ndaj Sociedad.
Pas fitores së të dielës, Real Madrid renditet në vendin e dytë me 8 pikë pas 4 javësh, 4 më pak sesa Barcelona kryesuese.
(A2 Televizion)