Tirana dhe Egnatia kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit.
Sfida u zhbllokua në minutën e 16 nga Zejnullai, i cili i dha avantazhin kampionëve në fuqi. Egnatia dominoi pothuajse gjithë pjesën e parë, por në pjesën e dytë Tirana u rrit në lojë dhe Haxhiu pas një aksioni individual dha asist për Zharmunin, i cili riktheu baraspeshën.
Bardheblutë ndalin kështu vrullin e kampionëve të Egnatias, ndërsa vetë marrin barazimin e tretë radhazi. Egnatia ruan kryesimin me 7 pikë pas 3 ndeshjesh, ndërsa Tirana renditet në vendin e 7, me vetëm 3 pikë.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes së të dielës, Dinamo mposhti 2-1 Elbasanin. (A2 Televizion)