Arma në kokë yllit të Napolit, Neres grabitet pas sfidës me Parmën

Nga A2 CNN
1 Shtator 2024, 12:47 | Futboll

Arma në kokë yllit të Napolit, Neres grabitet pas sfidës me

Eksperienca e David Neres te Napoli ka nisur pozitivisht në fushë por jo aq mirë jashtë saj. Braziliani, i cili luajti 21 minuta në sfidën e fituar 2-1 ndaj Parmës, u grabit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Neres dhe bashkëshortja e tij përjetuan momente tmerri, pasi grabitësit i thyen xhamin e furgonit me të cilin po kthehej në hotel, raporton A2.

Më pas ata i drejtuan armën në fytyrë futbollistit duke i vjedhur një orë luksoze. Sipas mediave italiane ishin dy persona që kryen grabitjen e orës me vlerë 100 mijë euro.

Pas incidentit Neres denoncoi ngjarjen në polici dhe u kthye në hotel, ku e prisnin fansat, pa e ditur se çfarë i kishte ndodhur, përcjell A2.

Gruaja e tij madje kërkoi falje në rrjetet sociale për faktin se futbollisti nuk ndaloi ti përshëndeste. “David do të donte t'u kërkonte falje tifozëve që e prisnin, por teksa po dilnim nga stadiumi pas ndeshjes, dy burra me motoçikletë thyen xhamin e makinës dhe na grabitën me armë", shkroi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos