
Një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri në lagjen Kiras në Shkodër teksa policia po zhvillonte një operacion për kapjen e një personi të cilësuar me rrezikshmëri të lartë.
Në momentin kur efekivët kanë qenë në ndjekie dhe në një perimetër të afërt ky shtetas ka qëlluar në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur, shkruan A2 CNN.
Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për shtetasin B.B i cili është në kërkim edhe për vepra të tjera penale.
Dhjetra forca policia kanë mbërritur në vendngjarje duke rrethuar zonën, ndërsa vijon operacioni duke blinduar zonën me efektivë dhe masa të rrepta sigurie. (A2 Televizion)