Napoli ka bërë zyrtar akordin e arritur me Lecce për transferimin e mesfushorit Luis Hasa në radhët e skuadrës që drejtohet nga Antonio Conte.
Hasa është larguar nga klubi i Lecces për t’u bërë zyrtarisht sot pjesë e Napolit, që ka blerë kartonin e tij për rreth 500 mijë euro, shkruan A2.
Tani mbetet të mësohet se çfarë roli do të ketë Hasa në skemat e Contes, i cili ka kërkuar sa më shumë alternativa në fazën ofensive për ekipin e tij për pjesën e dytë të sezonit, ku Napoli do të synojë të jetë në garë deri në fund për titullin kampion. (A2 Televizion)