Boksierja me gjini të paspecifikuar që përfaqëson Taipein në Lojërat Olimpike Paris 2024, Lin Yu-Ting ka arritur të fitojë përballjen e parë në kategorinë e femrave.
Ndryshe nga sfida e djeshme mes italianes Angela Carini, e cila pas vetëm 46 sekondash braktisi sfidën me algjerianen Imane Khelif, e cila shkaktoi debate të mëdha në Olimpiadë për shkak të gjinisë së diskutueshme, këtë herë boksierja nga Uzbekistani, Sitora Turdibekova rezistoi në tre raune.
Sfida e boksit mes Turdibekovas dhe Lin Tu-Ting u vendos nga arbritrat, të cilët i dhanë fitoren me pikë boksieres me gjini të diskutueshme.
Lin fitoi të tre raundet, dy prej tyre unanimisht. Në fund të sfidës nuk pati polemika, por boksierja nga Uzbekistani u largua menjëherë nga ringu në lot, pa u përshëndetur me rivalen.
Lin njësoj si boksierja algjeriane, Khelif, u skualifikua nga Kampionati Botëror i boksit që u zhvillua vitin e kaluar në Nju Delhi pasi dështuan në testet e përshtatshmërisë gjinore, por iu dha drita jeshile nga IOC për të marrë pjesë në Olimpiadën e Parisit pa ju testuar as nivelin e testosteronit. (A2 Televizion)