Skandal në Olimpiadë, xhudisti gjeorgjian godet në pjesët intime kundërshtarin

Nga A2 CNN
2 Gusht 2024, 17:55 | Sporte të tjera

Një skenë e paprecedentë është regjistruar në Lojërat Olimpike të Parisit, në sfidën midis gjeorgjianit Guram Tushishvili dhe francezit Teddy Riner në turneun e xhudos për peshat 100 kg+.

Tushishvili u skualifikusar nga turneu pasi reagoi në mënyrë agresive ndaj Rinerit, i cili fitoi përballjen dhe po festonte arritjen në gjysmëfinale.

I xhindosur gjeorgjiani reagoi në mënyrë agresive duke e goditur Rinerin drejt e në organin gjenital.

Pas incidentit reagoi xhudistja olimpike Frederique Jossinet. “Në xhudo janë shumë të rëndësishme vlerat, respekti për kundërshtarin dhe fituesin. Reagimi i tij ishte i dhimbshëm dhe jo në përputhje me vlerat e xhudos. Ai mori 'hansoku-make', një skualifikim. Nuk mund të kesh një reagim të tillë. Kjo nuk është xhudo”, tha Jossinet.

Ajo shtoi se Tushishvili është një person shumë kokëfortë dhe me të nuk është hera e parë që ndodh kështu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos