All Star Game, LeBron James vendos rekord

Nga Erald Kodhelaj
26 Janar 2024, 17:31 | Sporte të tjera

All Star Game, LeBron James vendos rekord

All Star Game, ndeshja e yjeve në basketbollin amerikan, kthehet në formatin ku Perëndimi sfidon Lindjen.

LeBron James vendosi një tjetër rekord absolut, pasi përfshihet për herë të 20 në karrierë në këtë përballje. Një prezencë më tepër se legjenda Karem Abdul Jabar.

Në ekipin e Konferencës së Perëndimit, ai do të luajë përkrah yjeve si Kevin Durant apo Luka Doncic.

Në ekipin e Lindjes, kapiteni është Antetokunpo, i cili do të ketë në krah emra si Embid, Tatum apo Damian Lilard.

Basketbollistët rezervë të dy ekipeve do të publikohen pas disa ditësh.

“All Star Game do të luhet më 18 shkurt, në Indianapolis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos