Novak Gjokoviç u kualifikua për herë të 11 në karrierë në gjysmëfinalet e Australian Open.
Ai u kualifikua pasi mposhti numrin 12 në botë, Fritz, në tre sete me rezultatin 7-6, 4-6, 6-3. Sfida u mbyll për 3 orë e 45 minuta. Kjo edhe falë betejës që paraqiti tenisti amerikan, i cili në fund u dorëzua vetëm përballë kualitetit të lartë të kundërshtarit.
Kjo ishte fitorja numër 33 për Gjokoviç në turneun prestigjioz në Australi. Ai synon të fitojë turneun e 25-të të Grand Slemit, duke thelluar rekordin historik që mban. (A2 Televizion)