Pas Kupës së Shqipërisë, Tirana e basketbollit të meshkujve rrit ambiciet për çdo trofe

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 17:32 | Sporte të tjera

Fundjavën e kaluar, Tirana fitoi për herë të 20 Kupën e Shqipërisë në basketbollin për meshkuj. Bardheblutë mundën Besëlidhjen ne finale me rezultatin 91 – 74 në një takim që dhuroi emocione dhe ritëm në kryeqytet qe nga fillimi e deri ne fund.

Skuadra e Erkand Karajit krijoi diferencë që në çerekun e pare dhe nuk e vuri për asnjë moment ne dyshim fitoren. Deri ne fund bardheblutë shkuan dhe 22 pikë diferencë nga Besëlidhja derisa në fund lezhjanët u dorëzuan dhe Tirana bëri për vete një tjetër trofe.

Pas këtiij suksesi, bardheblutë konfirmojnë edhe një herë se mbeten ekipi që ka fituar më tepër trofe në basketbollin për meshkuj.

Në studion e A2Sport, një nga protagonistët e kësaj arritje, organizatori i Tiranës, Klein Strazimiri tregoi formulën e suksesit të bardhebluve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos