I pamposhtur prej 33 ndeshjesh, Djokoviç humb kundër tenistit italian në gjysmëfinalen e Australia Open

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 09:04 | Sporte të tjera

I pamposhtur prej 33 ndeshjesh, Djokoviç humb kundër tenistit

Jannik Sinner ka mposhtur Novak Djokoviç në gjysmëfinalen e Australian Open. Tenisti arriti të fitojë dy setet e para, ndërsa i treti shkoi për serbin. Gjithçka u vendos në setin e katërt, ku Sinner nuk gaboi dhe arriti të fitonte ndaj Djkoviçit.

Kjo është një arritje historike për tenistin pasi mposhti Djokoviç, i cili kishte 33 ndeshje pa humbur në këtë turne. Tashmë në finale, Jannik do të përballet me fituesin mes Medvedevit dhe Zverevi.

Rikujtojmë që kur Djokoviç fitoi për herë të parë Australian Open, Sinner ishte vetëm 6 vjeç e gjysmë. Kanë kaluar 16 vite dhe ai ia doli ta mposhte tentistin serb. Tashmë italiani do të mbahet mend përgjithmonë! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos