Chermen Valiev, mundësi i cili u bë sportisti i parë në histori që fiton një medalje olimpike për Shqipërinë, i ftuar në “Ditari” në A2 CNN, deklaroi se kjo ishte arritja më e rëndësishme e karrierës së tij dhe premtoi medalje të artë në olimpiadat e ardhshme.
“Për mua është medalja më e rëndësishme e karrierës, niveli më i lartë i përballjes sportive. Unë pata fatin dhe kënaqësinë që të përfaqësoja Shqipërinë. Shpresoj shumë që në të ardhmen të fitoj edhe medaljen e artë. I jam shumë falenderues Shqipërisë që më dërgoi si përfaqësues në Olimpiadë dhe jam i lumtur që ia shpërbleva. Në të ardhmen do të marr edhe të artën”, tha Valiev.
“Ndihem shumë mirë në Shqipëri, njerëzit janë dashamirës. Më afrohen, me takojnë në rrugë, e duan sportin”, shtoi mundësi që fitoi medaljen e bronzit.
Ndërsa Islam Dudaev, mundësi tjetër që mori një medalje të bronztë për Shqipërinë në “Paris 2024”, deklaroi: “Më vjen mirë që janë gëzuar shqiptarët dhe njerëzit në vendlindjen time. Ushqimin që kam provuar këtu, nuk e kam provuar në asnjë vend tjetër. E kam thënë edhe kur ishim në kampin olimpik, ushqimi në Tiranë është shumë më i shijshëm”.
(A2 Televizion)