Rivaliteti i edicionit të kaluar u konfirmua edhe këtë vit në basketbollin për meshkuj. Por, ndryshe nga pak javë më parë, Tirana tregoi se është dukshëm superiore përballë Besëlidhjes, duke fituar bindshëm finalen e Kupës së Shqipërisë.
Dueli në parkun Olimpik përfundoi me rezultatin 92 me 74 për bardheblutë e drejtuar nga Erkand Karaj.
Me këtë triumf, Tirana vijon serinë e sukseseve në sezonet e fundit dhe ngriti për herë të 20-të në histori trofeun e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. (A2 Televizion)