Ekipi olimpik kthehet me dy medalje, Prizreni: Mirënjohje për ata që nderojnë flamurin kombëtar

Nga A2 CNN
12 Gusht 2024, 10:27 | Sporte të tjera

Si kurrë më parë, ekipi olimpik shqiptar u kthye në atdhe me medalje. Chermen Valiev dhe Islam Dudaev morën secili nga një medalje bronzi në mundje, duke shkruar historinë.

Në aeroport, Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, u shpreh: “Jam shumë i emocionuar. Është një ëndërr që doja ta realizoja vetë, por jam po aq krenar për atë që kanë bërë djemtë (Chermen Valiev dhe Islam Dudaev). Përulje dhe mirënjohje për të gjithë ata që nderojnë flamurin kombëtar”.

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, theksoi: “Është sukses për Shqipërinë, jo individual. Për këtë arsye, çdo debat i kafeve është i pavlerë kur flamuri ynë ngrihet lart. Ekipi ynë olimpik do të jetë modern, siç është Tirana dhe Shqipëria kozmopolitane”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos