Triumfon Dudaev, Shqipëria fiton medaljen e dytë Olimpike

Nga A2 CNN
11 Gusht 2024, 12:18 | Sporte të tjera

Triumfon Dudaev, Shqipëria fiton medaljen e dytë Olimpike

Shqipëria ia ka dalë të mbyllë Lojërat Olimpike të Parisit me dy medalje. Pas fitores së djeshme të Chermen Valiev, i cili shkroi historinë për Shqipërinë, duke i dhënë vendit tonë medaljen e parë në Lojërat Olimpike, edhe Islam Dudaev ka triumfuar në garën e sotme.

Mundësi i ekipit tonë kombëtar ia ka dalë të fitojë medaljen e bronztë duke mposhtur në finale hungarezin Ismail Musukaev.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WR-Paris 2024???????? (@wrest_lingnew)

Ishte një përballje tepër e luftuar mes të dyve, por Dudaev doli triumfues me rezultatin 13-12. Sapo përfundoi dueli, Dudaev festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, e më pas iu bashkua festës së delegacionit shqiptar në tribunë.

Kujtojmë se Dudaev u rikthye në garë falë ripeshkimit për medaljen e bronztë, ndërsa fati i buzëqeshi duke shkuar direkt në finale, pasi kundërshtari i tij amerikan Retherford u tërhoq nga gara pasi nuk arriti dot peshën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos