Dramatike kanë qenë momentet e fundit në finalen e basketbollit për femra në Olimpiadën e Parisit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës vendase.
Amerikanet arritën të triumfojnë në fund me rezultatin 67-66, që i dha atyre medaljen e artë, me të cilën Amerika parakaloi Kinën në listën totale të medaljeve. Kjo medalje ishte e teta me radhë për Shtetet e Bashkuara në basketbollin e femrave.
Tashmë që Lojërat Olimpike të Parisit përfunduan, Amerika vetëm në momentet e fundit rrëmbeu medaljen e 40 të artë, po aq sa edhe Kina, por me 126 medalje në total kundrejt 91 që rrëmbyen sportistët nga Kina.
Në vendin e tretë u rendit Japonia me 20 medalje të arta, e ndjekur nga Australia me 18 dhe Franca organizatore me 16 medalje të arta. (A2 Televizion)