Valiev shkruan historinë, Shqipëria fiton medaljen e parë Olimpike

Nga A2 CNN
10 Gusht 2024, 20:23 | Sporte të tjera

Mundësi i ekipit kombëtar, Chermen Valiev ka shkruar historinë për Shqipërinë, duke i dhënë vendit tonë medaljen e parë në Lojërat Olimpike.

Valiev pasi u rikthye në garë falë ripeshkimit, ka mundur në finalen për medaljen e bronztë për peshën deri në 74 kilogramë, rivalin taxhikistanas, Viktor Rassadin.

Ishte një përballje kundër një rivali të fortë, por Valiev dominoi në tapet duke e thyer sportistin nga  Taxhikistani me rezultatin 6-2. Më triumfin e Valiev Shqipëria fiton kështu në Paris medaljen e parë Olimpike.

Chermen Akhsarbekovich Valiev ka lindur më 10 dhjetor 1998 në Osetinë e Veriut, në Rusi dhe nga ky vit përfaqëson Shqipërinë në gart ndërkombëtare. Për Rusinë, Valiev ka fituar një titull kampion bote dhe një Evropian për moshat U23.

Valiev u kualifikua për të përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris duke u renditur i treti në Turneun Olimpik Botëror të Kualifikimit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos