Ishte në qendër të polemikave, Khelif shpallet kampione olimpike në boks për femra

Nga Erald Kodhelaj
10 Gusht 2024, 12:32 | Sporte të tjera

Ishte në qendër të polemikave, Khelif shpallet kampione olimpike

Imane Khelif nga Algjeria mposhti kinezen Jang Liu, duke fituar medaljen e artë olimpike në boks për femra. Khelif ka qenë në qendër të polemikave rreth gjinisë, pasi prej startit të Olimpiadës është cilësuar biologjikisht mashkull.

25-vjeçarja u lejua të merrte pjesë në Paris 2024 pavarësisht se u përjashtua nga Shoqata Botërore e Boksit për Botërorin 2023 për shkak se nuk kaloi testin e gjinisë.

Khelif triumfoi pas vendimit unanim të gjyqtarëve, të cilët i dhanë fitoren në të tre raundet e zhvilluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos