Çermen Valiev mban gjallë shpresat e Shqipërisë për medaljen e parë olimpike në histori. Edhe pse u mund në çerekfinale, mundësi i natyralizuar kuqezi u rifut në garë, pasi kundërshtari që e mposhti arriti të kualifikohej në finalen e peshës deri në 74 kilogramë.
Në kualifikuesen për medalje, Valiev fitoi me rezultatin 12 me 2 kundër rivalit nga Bjellorusia dhe u kualifikua në sfidën për medalje bronzi. Ai do të ketë përballë mundësin nga Taxhikistani, Viktor Rasadin dhe nëse do të triumfojë, atëherë do të fitojë medaljen e bronzit në Paris 2024, duke i dhuruar Shqipërisë edhe medaljen e parë olimpike. Duelet për medalje në mundje do të nisin sot prej orës 18:00. (A2 Televizion)