Turneu në Montreal, Bublik realizon pikën e pamundur në tenis

Nga Erald Kodhelaj
9 Gusht 2024, 15:32 | Sporte të tjera

Turneu në Montreal, Bublik realizon pikën e pamundur në tenis

Goditje që mund të realizohet vetëm një herë në një milion. Reagim që mund të ndodhë vetëm një herë në një milion. Kjo ndodhi në turneun e Montrealit në Amerikë, në sfidën ndërmjet Aleksandër Bublik dhe Ben Shelton.

Tenisti nga Kazakistani, Bulblik hodhi raketën e tij për të rikuperuar topin e goditur lehtë pranë rrjetës nga kundërshtari dhe arriti të merrte një pikë të jashtëzakonshme.

Edhe pse e pazakontë, strategjia funksionoi në mënyrë të shkëlqyer, duke bërë që Bublik të realizonte atë që cilësohet si goditja e pamundur në tenis.

Ai episod bëri që dy tenistët të shpërthenin me të qeshura dhe të përqafoheshin. Bublik dhe Shelton ishin edhe shokë ekipi në duelet çift në turneun e Montrealit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos